1/19/2022

sllava

Sot bashkvendasit tane maqedonas (ortodoks) festonin festen te njohur si Badnik (Epifania), per te cilen per hire te vertetes pervec njohurive baze pershkruese une di shume pake. Nuk e di "akiden" e ngjarjes ne lumin Jordan ne Palestine kur Jovani e pagezoj Krishtin, po kjo do te ishte problem personal i imi.

Ajo e cila sot me beni kurioz eshte fakti qe perderisa kaloja pran lumit Vardar ku ishin tubuar besimtaret ortodok ku vec kishin kryer ceremon e hudhjes se kryqit ne ujin e lumit, ishin tubuar dhe me muzik turbofolk festonin eventin qe me siguri e perjetonin ne menyren sic ata e ndjenin me mire. 

Kalova ne mes te turmes, dhe me qe nuk e njihja askend, nuk mu dha rasti dikuj ti them urime, keshtu qe i qete beja rrugen, por ajo qe me terhoq vemendjen ishte fakti se shumica (burra e gra) qendroni me gota te mbushura me bira dhe kundermonte era e alkoholit dhe aty anash nje tavolin me krastaveca t'tharta, djath e shumcka qe ata e konsiderojn meze, ... festonin!

...cka festonin!!!?

No comments:

2025 - DITA 365

Edhe keshtu do te shkoj kjo dynja, dite pas dite, jave pas jave, muaj pas muaji, vite pas viti: 1. 2024 2. 2025 3. 2026 4. ... ....