1/23/2022

mizivira

Haj ti pershendetim ate kategorin e shokeve te cilet aktivizohen edhe bohen shume te afert me neve vetem kur vjen koha e zgjedhjeve, ... pershendetje mizivira!

Keta shoke, tane kohen e konsiderojn veten shok tane, por ama kur nuk ka zgjedhje jane te zene, ndersa para zgjedhjeve nuk lene pa marrë masa per me ndejt me neve! 

Ata vine edhe pyesen, ngjojn edhe mesojn (sepse e dine se nuk i rrejm, e dine se neve e dim cka flasim, e dine se ne shumicen e rasteve e kemi me vend, ...jo pse jemi shume te mencur, por jemi te sinqert, korekt e te drejt)!!!

Ata pastaj shkojn te shefi (me sh t'vogel) edhe mesimet (idejat) qe marrin i shesin si te vetat edhe per tu bë mè shefin i kallzojn shefit se sa glup jena neve, se si duhet me na bo eglenxhe se "me ata nuk mundet ndryshe, se si jena tek mende"!

Ama, ama neve e dim kete edhe prap u jemi te drejt, sinqert edhe korekt, sepse neve keshtu e dime se eshte me mire edhe pse vazhdojm te rrugetojm me teper vetem ne rrugetim, e, prap kur do vine te neve do tu ndihmojm!

Ata jane mizivira, ata jane realisht te ngrat, jane nevojtar per mend, jane fukara, miskina, e ata duhet ndihmuar me te gjith kodekst etik e moral!

Sepse edhe njerzit me te kqinje prap me ne fund kur vdesin varrosen nga njerzit e mire!

No comments:

FIFA