1/13/2022

i taka na tamu i taka na taka!

Eshte shume e neveriteshme dukuria ketu tek neve ne Maqedoni, kur sa here (s)duhet aktualizohet "tema" e inateve etnike, raporteve shqiptaro - maqedone, Bujar - Dimitrov, Kim - Levica, ... i taka na tamu i taka na taka! 

Ky fenomen si duket eksploatohet per nevoja ditore nga te dy (tre) palet, ku ne mes eshte Media aty e etur per ekskluzivitet dhe senzacionalizmin, hilja eshte aty si "domosdoshmeri" ne cdo pune dhe e gjitha rjedhimisht ta gerdit cdo gje!

Kush pake, apo shume pake merr vesh nga keto pune, apo rri me ata qe njohin rrethanat, e di pa pik dyshimi se keto "fenomene" ne prapaskene jane loje, ose me se paku merren si loje! Sepse ne fund te fundit, Bujari Dimitrovin e ka shoke, Kim Memedi ia ka hatrin Prokurores (sic e tha vete), dhe gjith me radhe e kane nga nje priatel (kete e nenkuptojm kur urojn festat e bozhiçit: "na site moi priateli od ..." ) 

Une nuk jame perjashtim, une e kam nje taxist te njofshet i cili me njeh si "komshija" se nuk ma dine emrin, ... dhe keshtu me radhe i taka na tamu i taka na taka! 

Pra, kjo dukuri do te vazhdoj edhe neser ashtu sic edhe erdhi deri me sot, dhe, do te ngele vetetem nje e vertet, se shumcka eshte genjeshter ne kete shoqeri qe tenton te jete opshtetstvo za site a dobro samo za nekogo, i taka na tamu i taka na taka! 

No comments:

FIFA