2/22/2026

Hallall u qofte!

Njerezit qe ndihmojne ata qe jane ne nevoj, ata  jane njerezit me te mire! Kjo kategori e njerezve besoj se jane shkaku pse edhe kjo bote vazhdon te egzistoj! Eshte kjo kategori qe ne esence edhe i jep kuptum njerzillekut!

Nuk do te kisha pas guximin te insistoj qe kategoria e njerezve qe nuk jane edhe aq gjymert apo dordhone, qe nuk jane njerez te mire, ama, si ata qe ndihmojne, nuk jane definitivisht!

Ka njerez qe japin nga pasuria, japin nga koha, ka njerez qe ndihmojne me pune, ka nga ata qe qendroj aty ku duhet me shume durim! Ka bujar qe e ndane kafshaten e gojes, e ndane vatanin, te pret e te percjell me shume fisnikri!

Kjo kategori meritoni respekt, meriton mirenjohje! Keta jane heronjet e kohes sone! Ata i dalin me ndihme ati qe eshte i ngushtyar, atij qe eshte ne halle! Epo hallall u qofte! U befshim si ju! Allahu ua shperbleft inshaAllah!

2/21/2026

Njerez te guximshem

Nje dukuri e re (me se paku per mua) keto muajit e fundit qe me bie ne sy shume ne internet eshte, dukshem rritja dhe ngritja e vetedijes tek disa gazetar amerikan, sot influencera, te cilet manifestojn shume hapur nje kritik e ashper ndaj Israelit apo me konkretisht ndaj cionizmit.

Disa prej tyre vite me pare si te punsuar ne mediat amerikane kane qene si shumica mbeshtetes te hapur te politikave amerikan pro Israelite, ama sot ata e pranojne shume transparent se kane qene viktim e indoktrinomit edhe e keq informimit!

Ata sot deklarohen si krishter te devotshem ku ne te njejtin kohe reflektojne se vepritaria politiko-ushtarake e Israelit eshte anti krishtere, anti muslimane, anti njerzore, gjenocidiale etj.

Ne internet sot ne platformat sociale ka shume individ te ketille, me miliona ndjekes ne Instagram, Facebook dhe YouTube! Konkretisht ne YouTube mund te ndiqni gazetarin Tucker Carlson, gazetaren Megan Kelly, influenceren Candace Owens, edhe shume tetjere.

Eshte interesant ndjenja kur i degjon keta individ me cfar elukuence, bindje dhe informacioni po i trajtojne temat qe per pjesen derrmuese te botes "jane tabu"! E pranoj, kur i degjon i admiroj per guximin dhe profesionalizmin. Njerez te guximshem, qe e flasin te verteten! Ne koncept, si musliman te vertet! Pa çka se vetequhen te krishter!

2/20/2026

Vetes ia bejme

Korupcionit nuk vjen nga qielli, ate shkaktojne njerezit ketu ne toke! Ketu njeriu e mashtron njeriun, ketu njeriu e mashtron veten! Ketu ne toke neve joshemi edhe per interes i joshim tjetrit qe ti manipulojme!

Luftrat ndodhin ne toke sepse njerezit lakmohen, mashtrohen, lastohen, behen mendemedhenje! Mendojme se jemi me te mire se njeri tjetri, kerkojme me shume, e kur nuk e sigurojm me pune atehere e arsyetojm grabitjen me dhune, me lufte!

Vuajtjet i shkaktojm vete, padrejtesi i bejm njeri tjetrit, tadhetojme, shpifim, genjejme edhe arsyetohemi per ate çka e bejm ashtu sic nuk duhet! Mbeturinat i hudhim ne rruge, e hame mallin e huaj, krenohemi me harame!

Edhe pastaj ne funf, ankohemi, me sakt ankohemi disa, "pse Zoti i lejon keto dukuri te ndodhin", pse ndodhin vuajtjet, pse ndodhin luftrat, pse ka varferi, pse keshtu e pse ashtu!?

E moret vesh, edhe tregojuni edhe atyre qe i kane keto dilema, ...sepse neve vete ia bejm vetes! InshaAllah keto momente agjerimi ndikojn ne permirsimin tone. Amin!

2/19/2026

Ramazan 2mie1zete6

Kane kaluara per neve disa shume Ramazane, kemi shprehur shume urime, kemi bere shume durime, kemi bere shume lutje, jemi gezuar e jemi merzitur ndoshta, por prap vazhdojm, sepse jeta vazhdon, edhe inshaAllah vazhdojm fuqishem!

Ne kater ramazantet e fundi ketu ne piKpamje jam ndalur edhe kam reflektuar ne menyren sic e mendoja se duhet dhe mundet ne nje platforme si kjo!

Ne vitin 2022 kam evkuar kujtimet nga shkuarja ne haxh 2019! Nje seri shkrimesh per nje muaj rresht e nje udhepershkrimi me nje kronologji narrative dhe me nje qasje kreative! Keto tekste mund te lexohen ne kronologji sepse jane te etiketuara me hashtagun Ramazan '22 (KUJTIME HAXH'19!

Ne vitin 2023 jam ndalur per nje muaj edhe kam reflektuar per kumunikimi me fjalen e Allahut te Madherishem duke u munduar te kuptoj drejt permbajtje dhe duke reflektuar mbi te njejtet! Keto reflektime jane te eriketuar me hashtagun Ramazan '23 (REFLEKTIME)

Ne vitin 2024 kam shenuar lutjet qe shpirtnishte i kam ndier edhe besoj i ndiej akoma te bera per Ramazan kryesisht para iftarit por jo vetem, te cilat jane te etiketuara me hashtagun Ramazan '24 (LUTJE IFTARI)

Ne vitin 2025 ne vazhdimin e aktiviteteve Ramazanore ne tekst e perbere prej dy paragrafe kam shenuar perjetimin ditore autentike, sigurisht i ndikuar nga ambienti Ramazanore por edhe nga perditshmeria e zakonshme, keto mund ti lexoni te etiketuara me hashtagun Ramazan '25 (PERJETIME)

Kete RAMAZAN '26 vazdhojm me kombinimin e te gjithave nga pak, duke u munduar ta ruajm frymen dhe disponimin e Ramazanit por te perditesuar me rrethana e sodit! Agjerim te Lehte!

2/18/2026

Deklarime Historike

Sot ndoqa fjalet perfundimtare te kater te akuzuarve ne gjygjin special ne Hag! Gjykatesi me renditje te parin e thirri Hashim Thaçin e pastaj Kadri Veselin, te tretin e thirri Rexhep Selimin e ne fund Jakup Krasniqin!

Videon qe e shperndajta ne profilin ne fejsbuk e shoqerova me mbishkrimin "keto jane deklarata me peshe historike", per shume arsye, por une e bera per arsyen e vetme qe mendoj se eshte relevante shume! 

Ne kete proces te akuzuarit u ballafaquan me akuza, me te "verteten" e supozuar te atyre qe nuk i idealizojne keta individ, u ballafaquan me te verteten e tyre, u ballafaquan me prokuror e mbrojtes, u ballafaquan me te verteten e vepres se tyre qe ata vete e dine, presin te ballafaqohen edhe me vendimin e gjykates!

Na fjalimet e tyre ata mbajten qendrime burrerore, nuk u distancuan nga te bemat e veta, madje shume nga ato te bema pranuan se do ti kishin bere perseri po te ishte e nevojshme, qendruan tek e verteta e tyre edhe kerkuan drejtesi!

Sot, pavarsisht çka do te sjell e nesermja, keta burra nuk u lekunden edhe u shprehen krenar se kush jane! U shprehen krenar per veten, familjen, popullin edhe mbare Kosoven! Shqiptarine! Burra!

2/17/2026

Kosova Republik

Me rastin e kremtimit te Dites se Pavarsise te Republikes se Kosoves, jane organizuar disa evente apo ngjarje festive per ta shenuar kete dite te madhe historike.

Ne kontekste te rrethanave, sot u organizuan edhe protesta gjithe popullore kunder gjykimit te padrejte qe po zhvillohet ne Hagg, ku me akuza te ndryshme pervec qe gjykohen individ, aty po kompromitohet Lufta e Drejt e UÇK-es!

Kjo me ngjalli ironine e atyre ideve cinike (djallezore) sepse mu kujtua fakti se me cfar insistimi u angazhuan disa individ (politikan, jo me shume se nje qinde veta) per ta themeluar Gjykaten Speciale te ciles po ia shohin sherrin sot! 

Edhe mu kujtua thenja "nje budalla e hudhen nje gure ne bunar, e njeqind te mençur nuk mund ta nxjerin" e sot fatkeqesisht po merr kontekstin tjeter "njeqind njerez e bejne nje budallaki qe as nje popull i tere nuk mund ta zhbejne"!

Por, mu rregull dita kur e pash nje forografi ku Albin Kurti rrinte ulur mes dy burrave te medhenje gjate nje ceremonie, Albini rrinte ne mes Rifat Jasharit edhe Fatmir Sejdiut te cilet dukshem dukeshin te mishruar ne ate qe quhet histori e gjalle, sakrific, dije, guxim, Kosova vete!

2/16/2026

Bashkimi

Dikush me ndonje pervoja nga after dikush ndoshta mund ta kete me te degjume, ama me siguri shumica e dine se njerezit me shume kane prirje te bashkohen kur eshte ne pyetjet interesi dhe perfitimet personale sesa kur kemi te bejne ne ndonje situat tjeter!

Eshte boterishte e ditur qe rasti kur dikush ka vullnetin edhe gadishmerine te kontriboj dicka, me dashamiresi ne bamiresi, rekomandon dhe preferon qe mos behet e madhe, duan te ngelin anonim, qe i bije, edhe ne rastin kur shume individ i bashkone nje qellim i mire, ata teknikisht nuk jane te bashkuar, por jane shume individ te mire qe nuk dihen kush jane ne mes veti!

Por kur bashkohen per interes, atehere bejn namin duke u shitur si te bashkuar, duke mohuar çdo nje vlere tjeter e shoqerise ne emer te bashkimit te tyre per interes!

Por ama nga ky "bashkim" tinzar lere qe shoqeria nuk ka dobi, dobi nuk kane as ata vete!! Nese jane ne hile te bashkuar, sherrin kane per te ia pa çdo nje veprimin qe bejn! Ne keto situata ndoshta shoqerise do ti mungoj lavdi ama mallkimit nuk i shamgen dote ata qe bejn kurthe tinzare!

Hallall u qofte!

Njerezit qe ndihmojne ata qe jane ne nevoj, ata  jane njerezit me te mire! Kjo kategori e njerezve besoj se jane shkaku pse edhe...