2/25/2026

Me stil!

Ne disa qytete te Europes, ne vecanti ne Itali dhe Fance, dukshem po promovohet leximi si pjese rendesishme e kultures, si stil jete! Hasen shites mobil te librave ne pjese te rendesishme te qyteteve, librarit jane te furnizuara ndersa ne hapsirat publike, sic jane sheshet dhe parqet performohet rituali i leximit te librit.

Kjo nuk e minimizon faktin qe lexohet gjithandej, edhe per kete jam i sigurte se ne çdo vend ka kategori e njerezve qe lexojne dhe jane ne rrjedha me trendin po edhe traditen e leximit! Por ama ne kete dy vende qe i permenda, gjithe me duket se kjo behet me nje ritual te veçante.

Per shembull, qendrimi ne nje kafeteri, ne nje tavolin i vetem duke lexuar nje gazete apo liber, i shoqeruar me kafe ose kapuçino me briosh ose kroasan, eshte nje pamje tipike qe me automatizem po identifikohet me stilin e jetese ne nje qyte italian apo francez, dhe kjo duket bukur dhe joshen shume simpatizant ane e mbane botes.

Kesi pamje shohin edhe ne vende tjera, shohim lexim ne tren, na autobus, ne hapsira pritjeje, shohim ne kampuse universitetsh, shohim gjithandej, ama i shohim vetem ne televizi ose internet! Neve keto pamje nuk i shohim tek vendi une! Nuk i shohim as te parku, nuk i shohim ne kafeteri, nuk i shohim ne universitet, ndoshta as n'shpi nuk i shohim, xhanem! Allah bena nga ata qe lexojm, furnizona me dije, bene qe te veprojm drejt. Amin!

No comments:

Diplomaci

Diplomacia eshte nje nga mjetet me te vjetra te komunikimit dhe bashkepunimit mes shteteve dhe popujve. Qe nga kohet e lashta, p...