2/10/2026

Betejat vazhdojne

Kjo ceshtja e gjykimit ne Hag te krereve te UCK-se tani me eshte bere nje ceshtje problematike, e cila u zgjat shume. Ne proces u nderruan akuzat, u ngushtuan dhe u tepruan, me pasoja te privimit te padrejte nga liria e te akuzuarve per vite me rradhe.

Mendimi im personal eshte se akuzat jane te pabaza dhe te akuzuarit jane padrejtesisht te mbajtur ne paraburgim. Kosova dhe lufta per LIRI e UCK-se po njollosen me tendence, ndersa drejtesia mungon.

Betejat qe po zhvillohen per te ndalur kete cmenduri dukshem jane te veshtira, por ama shpresa se e drejta me ne fund do te ngadhnjeje nuk po humbet dhe se ne fund ajo do te triumfoje.

Kosova, institucionet e Republikes se Kosoves dhe bartesit e drejtimit te ketyre institucioneve nuk duhet asesi te ndalin mbeshtetjen, qe kjo beteje ne fund te jete e lavdishme, ashtu sic eshte e lavdishme e gjithe qendresa dhe sakrifica.

Por nuk ka dyshim se mesimi duhet marre nga te gjithe, kjo beteje shekullore per krijimit e  shtetit te Kosoves u deshmua se eshte e rende, por ama ndertimi shteteror eshte edhe me i rende. Armiku nuk fle, neglizhimi eshte haram. Durimi eshte i pashmangshem!

No comments:

Diplomaci

Diplomacia eshte nje nga mjetet me te vjetra te komunikimit dhe bashkepunimit mes shteteve dhe popujve. Qe nga kohet e lashta, p...