2/18/2026

Deklarime Historike

Sot ndoqa fjalet perfundimtare te kater te akuzuarve ne gjygjin special ne Hag! Gjykatesi me renditje te parin e thirri Hashim Thaçin e pastaj Kadri Veselin, te tretin e thirri Rexhep Selimin e ne fund Jakup Krasniqin!

Videon qe e shperndajta ne profilin ne fejsbuk e shoqerova me mbishkrimin "keto jane deklarata me peshe historike", per shume arsye, por une e bera per arsyen e vetme qe mendoj se eshte relevante shume! 

Ne kete proces te akuzuarit u ballafaquan me akuza, me te "verteten" e supozuar te atyre qe nuk i idealizojne keta individ, u ballafaquan me te verteten e tyre, u ballafaquan me prokuror e mbrojtes, u ballafaquan me te verteten e vepres se tyre qe ata vete e dine, presin te ballafaqohen edhe me vendimin e gjykates!

Na fjalimet e tyre ata mbajten qendrime burrerore, nuk u distancuan nga te bemat e veta, madje shume nga ato te bema pranuan se do ti kishin bere perseri po te ishte e nevojshme, qendruan tek e verteta e tyre edhe kerkuan drejtesi!

Sot, pavarsisht çka do te sjell e nesermja, keta burra nuk u lekunden edhe u shprehen krenar se kush jane! U shprehen krenar per veten, familjen, popullin edhe mbare Kosoven! Shqiptarine! Burra!

No comments:

Diplomaci

Diplomacia eshte nje nga mjetet me te vjetra te komunikimit dhe bashkepunimit mes shteteve dhe popujve. Qe nga kohet e lashta, p...