1/16/2026

Nasihat

E ndrova jaknen, sot kot e mor ta veshi nje pallto tjeter! Edhe ashtu rutinski mora ti kontrolloj xhepat, çka ka helbete!? Kur e shoh tek nje xhep, ka nje leter e bardhe edhe nje stilograf! E hapa letren edhe lexoj ty nje shenim qe e kam marre dikund, nuk me kujtohet kur the si, lexoj:
1. Iblisi
2. Nefsi
3. Shokun i keq
4. Hoxha i keq

E para gje qe e medova, u mundova ta kuptoj kontekstin, edhe logjikisht e nenkuptova se duhet te jete dicka ne tipin: "Ruhu prej ..."! Me gjase e kam degju dikund dikend duke dhene keshillat! Sigurisht ka qene dicka relevante qe me ka bere ta mbaj si shenim! Ose menyra si eshte thene ose kush e ka thene!?

Sido qe te jete, e rimendova situaten edhe konsiderova relevancen e ketyre tre pikave, natyrshem u pajtova, ndoshta me shume par nga renditja! Pra, duhet pa dyshim me u rujt prej djallit sepse "shejtanin e keni armik, armik konsideronje"!

Nefsi esht gje e keqe, te prish ai sado qe me e dite se me mire eshte me qene fisnik edhe bujar, nese t'merr nefsi perpara, i bije, shejtani moti ta ka vendu kerpeshin! Eudhunilahi mine shejtani raxhim!

Shokun i keq, eshte kollaj, hik prej atij, sa me large! Po edhe nese insiston ai t't inponohet, nese ka nevoj perze, pudite! A, hoxha i keq, nuk e di pse eshte vetem ne kete list, aty duhete me qene edhe "doktori i keq", "profesori keq", administratori i keq", "gjygjtari e prokirorini keq" etj. Prej ketyre Zoti na rujt inshaAllah!

A po! Njerezit e mire moti nuk i degjon kushi!

No comments:

Hallall u qofte!

Njerezit qe ndihmojne ata qe jane ne nevoj, ata  jane njerezit me te mire! Kjo kategori e njerezve besoj se jane shkaku pse edhe...