Sigurisht mund te shkruaj per cka di dhe per cka dua, ama jo thjesht te shkruaj per vete. Shkruaj per ju. Per ju qe keni durimin te lexoni keto tekste, sado pak qe jeni. Cdo lloj kurioziteti qe te keni, ju meritoni respekt dhe nderim.
Prandaj ju jam mirenjohes per durimin dhe mirekuptimin qe tregoni, dhe qe nuk versuleni me komente dhe kritika negative, jo pse nuk ka vend per to, por sepse mendoj se e kuptoni qarte idene e gjithe kesaj qasjeje qe po e manifestoj ketu.
Prandaj uroj qe bashke, per aq kohe sa do ta kemi durimin per njeri-tjetrin, ne menyre organike e natyrore te bashkepunojme, te bashkeveprojme, te trajtojme tema dhe te ndajme mendime me njeri-tjetrin, thjesht per t’u dhene kuptim minutave ne kete kohe, 'pa kohe'!
No comments:
Post a Comment