11/06/2023

ERA

Era e keture diteve, e fuqishme e furishme, edhe perkunder fakti qe neve si njerez dime te qahemi, nuk ka dyshim se eshte nje meshire hyjnore, kur neve, botes e rrethit i sjell dobi dhe bereqet!

Me kete ere shperndahen farat, pastrohet byky, bien gjethet, krihet natyra! Para dimerit qetsohet toke dhe pergaditet per ngjizje jeta! E mrekullieshme.

Ne keto kohe, tek neve, e ndoshta ne nje kohe tjeter diku tjeter, mbaron njeri cikel qe te filloj cikli tjeter. Lulet, drunjete, frutat dhe gjithcka tjeter fillon dhe pushon.

Pushon qe te rikthehet ne pranver me fuqishem se me pare, me bukur se me pare me freski te reja,me aroma te fresketa, me plot jete! Vetem qe sokush ndoshta nuk do te jete qe ta shijoj!

Pra, kjo eshte jeta, ky eshte cilki! Ne nderkoh me ere e me shi, me debor edhe diell, ne fakt pa mos na pyet askush! 

E pse me na pyet!? Une edhe ti, do ta kishim ndal eren apo shiun, po mos te na kondej, neve edhe diellin ne mes te veres e kishim fsheh, .. se neve ashtu na konvenon, ...po ku e dime neve! Neve jemi egoiste!?

No comments:

FIFA