11/05/2023

DOK HOLIDEJ

Pas sa viteve e lexova per heret te pare numrin 1 te edicionit te romaneve western  (te njohur si pisani romani ne ex Yu) Dok Holidej "Covjek iz Dzordzije" te autorit Frenk Larami te botuar ne vitin 1973 ne gjuhen serbo-kroate! Me ate mbishkrimin e famshem ne balline "dosao je tiho i usao u legendu" (erdhi heshturazi dhe hyri ne legjende)!

Ne nderkohe kisha lexuar disa numra tjere por nuk e kisha pas lexuar fillimin e legjendes! Arsyja ishte e thejsht sepse nuk e kisha ne koleksion peronal kete numer, por tani me mundesit digjitale, doli puna kollaj, e gjene ne PDF dhe e priton edhe e lexon! Nje flash back ineteresant!

Gjithashtu ne nderkohe Dok Holidej e kemi pare ne disa flima te westernave tani me klasik, sic eshte filmi me Kevin Kostner me sherifin legjendar Vajat Erp, apo edhe ne filmin Tombstone ku Dok Holidej interpretohet nga Val Kilmer ndersa Vajat Erp nga Kurt Rasel!

Sidoqofte, kjo storja origjinale e Frenk Laramit ne nje far forme si pershkrim biografik i znafilles te legjendes te Xhon Dok Holidej e shkruar ne nje kohe kur lulezonte kinematografija western me la shume pershtypje se me cfar mjeshtrije mes reshtave ilustrohej ambienti, percoheshin emocionet dhe pershkruje skenografija!

Nje lexim i kendeshem i nje klasiku tipik western, i lehte per ta lexuar po ne vecanti nje kujtime i mahnitshem per ta ndjejt frymen e leximit dhe trendeve te kohes qe per qellim kane pas stimulimin e leximit dhe ne vecanti edukimin e publikut duke i ofruar mundesinqe nepermjet zbavitjes ta formoj intelektualisht rinine! Nje klasik i vertete! Se shpejti vazhdojm me numrin 2!

No comments:

FIFA