11/02/2023

CUDIGA TI

Nuk m'cuditen mo as Ismet Ramadani, as direktori i programacionit mo, as kanall pesta, as novinari i lípim, as nacionalizmi, as diskriminimi, as shovinizmi, asnisè, kurnise nuk me çuditen mo!!!

Ske pse çuditesh prej atyre qe nje jete, nje kariere, nje "derzhav" te tere e kane ndertu duke e motivuar veten me shqiptarin, shqiptaret!!! E kane pas si droge ndjelljen dhe mbjelljen e urejtjes ndaj shqiptare.

Ne keto dekadat e fundit, cka nuk kemi pa, cka nuk kemi degjuar! Nga i rrepti edhe i shkepti lloj lloj fjalori, vëner e zehere, mllef, shpifje, insinuata, kercime nga cferedo fallxhori, ... marrezi!

Pishpirika qe jane rrite edhe jetojne me falcitet, po edhe naivitet, duke menduar vazhdimisht se jane me te zote, me te mencur, me te ditur se shqipetaret ketu ne makedoni! Te bindur, arogant, mendemadh, cinik, ...pishpirika psikopata.

Ama te bindur, sepse per kaq kohe kane pas pune me te veret me me te dobet se ata vete, prandaj kjo aroganc! Kane pas pune me turli pezdeveni i cili u eshte ligav tane kohen, me ata qe kane ra ne grackat e kurvallokut, e lekut, e korupsionit, e injorances, edhe normal, ...kane perfundur inferior, ...ugurzi, pse me u cudit me!!!? 

No comments:

FIFA