Ilustrimet e ketij cikli nuk jane thjesht fotografi, por ndjesi te manifestuara ne tekniken e akuarelit te nje energjie qe me ka dhene momenti. Kjo erdhi si nje menyre spontane per te kapur thelbin e jetes urbane bashkekohore te Gostivarit.
Si nje artdashes, i gjetur duke qendruar ne mes te rruges i cili i jep forme asaj qe sheh. Shihen vija te forta dhe ngjyra te plota qe nuk jane thjesht kontura vizuale por nje afirmim personal i asaj qe kam pare. Duken vijat e ndertesave te reja moderne, por edhe te strukturave ekzistuese qe simbolizojne transformimin e Gostivarit under vite deri me sot, viti 2025. Te gjitha keto i jane pare nga perspektiva e bulevardit, disa here nga mbrenda ventures — zakonisht nga aty ku ndjehet dinamika e jetes, por edhe nga kende te ndryshme qe japin fryme qytetit.
E gjithe kjo eshte formesuar me ngjyra uji, si nje teknike per te shprehur nje emocion jo te filtruar, por me teper te rastesishem — me nuanca te ndryshme ku ndricohen rruget, pasqyrohen dritat e veturave dhe perplasen reflektimet, duke krijuar kontrastin e nje atmosfere vjeshte ku spikatet pulsi i nje energjie qe rrethon momentin.
Ky koleksion mbetet nje dritare vizuale per mua, larg formalitetit te madh. Keto vizatime jane si nje deshmi gazetareske e asaj qe kam pare, ndier dhe degjuar. Por keto nuk jane thjesht pamje — jane Gostivari, qyteti im, nen diell, nen vransira, nen shi, dhe vete historia qe vazhdon te shkruhet.









































































No comments:
Post a Comment