3/31/2025

2025 - DITA 90

Jeta vazhdon, saber vlla, saber, sepse nje here:

1. Sprovohemi
2. Mesohemi dhe pastaj
3. Zhvillohemi

...edhe mó sall tërmo, me saber!

3/30/2025

Ramazan '25 | DITA 30 - BAJRAM

Bajram! Elhamdulilah!
E gezofshi Bajramin! Dite e Diell, e vrante, ama e ëmbel dita, bakllava, sherbet, shendet InshaAllah!

Mysafir, nikoqir, Ramazan Bajram!
Pafundesisht kenaqesi, shume mundesi, InshaAllah shume rahmet, o Allahu im! Faleminderit pafund. E ngjefshim Bajramin e radhes me miq e shoke!

2025 - DITA 89

Pas nje muaji Ramazan, Gezohuni, Gezoni:

1. Bajram
2. Bajram
3. Bajram

... e gezofshi BJARMIN

3/29/2025

Ramazan '25 | DITA 29

E shtune, dite me shi, dita e fundit e ramazantit te sivjetçem, dita e arifes, dita e para bajramit? Allahu im beni kabull, pranoje agjerimi tone, pranoj veprat tona, lutjet tona, ti je fales, e dó faljen, na fal neve!

Allahu im! Ti qe je Zot i te gjithe mbreterve, Ti qe i jep pushtet dhe merr pushtetin e atyre ne mesin e njerezve! Na dergo udheheqes te drejte, te urte, qellim mire, aktiv e kreativ, bene qe jeta ne mesin tone te jete e hajrit, te jete e kendeshme, e neve te jemi te dobishem! Mos e largo meshiren nga ne edhe mbas Ramazanit, sa te jete jeta! Amin!

2025 - DITA 88

Do gjoja qe te vin prej mbrenda:

1. Leje le te dalin jashte,

...le te dale e keqja!

3/28/2025

Ramazan '25 | DITA 28

Me ironi te fatit diteve te fundit aq shpesh e degjoj zhgenjimin se "nuk behemi neve", ose "ska hajr ketu!", sa qe edhe pesimistin me te madhe e merzitin, kur i degjon keto konstatime!

Nje gje e nxjeri si konkluzion i natyrshem pas atyre bisedave, ajo se aq shume jane bere hile, eshte mohuar drejtesia dhe shpresa, sa qe edhe nuk mund ta mendojm se mund te behet me ndryshe, me mire, sepse thjesht jemi ngopur, e keqja na eshte bere normale, ... po, shejtanat kur do lirohen!? Saber deri ne fitoren finale InshaAllah!

2025 - DITA 87

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!.

1. Për kohën!
2. Me të vërtetë, njeriu është në humbje,
3. përveç atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, i këshillojnë njëri-tjetrit të vërtetën e i këshillojnë njëri-tjetrit durimin.

... Asr!

3/27/2025

Ramazan '25 | DITA 27

Kur filloj shpallja, kur zbriti Fjala e madhe, kur u njoftua Kurani, plote, shume veta atehere rezistuan, plot e mohuan, nuk besuan, pervec disave!

Po Ai u be kandili i njerzise, drita qe sfidoj terrin, Fjala e Allahut, uretsia absolute shpresa e njerezimit, sistemi i jetes, meshire e madhe!
Prandaj te Falemendoj Ty o Allah per kete drite, kete burim dije! Bene qe per mua intelegjenca hyjnore te jete udherrefimi mbi inlegjencen tone naturale dhe kete artificiale. Amin!

2025 - DITA 86

Kur perballesh me situata te erreta:.

1. Behu kandili ndriçues i vetevetes!

...kì nure!

3/26/2025

Ramazan '25 | DITA 26

Nata me e mire se nje mije muaj, Nata kur filloj shpallja! Nata kur pranohen lutjet, InshaAllah Nata kur do behen lutje te hajrit, Nata e Madhe, Nata prej kur gjithecka ndryshoj, Nata e Kadrit.

"O Allahu im, Fuqiplot i Gjithemeshirshem! Udhezom mua, mbarsom mua, bene qe te jeme i dobishem per ata qe i dua me shume, beni te jene te hajrit edhe te sukseseshem ata vete, bene hajr per ata qe me duan mua! Bene hajr per dashamiret, mundesoje mbarsin per popullin tone, per mbar umetin! Dobesoj hilexhit, zullumqaret edhe mohuesit." AMIN

2025 - DITA 85

Ndonjehere pergjigjeja me e mire eshte pyetja:

1. Çish tu boj une!?

...edhe vetem i ngren krahet!!!

3/25/2025

Ramazan '25 | DITA 25

Pas disa viteve sot pas dreke e hapa ta rishikojn prej fillimi edhe nje here serialin "The Game of Thrones", ashtu, per qejf para iftari, deri sa zihet grosha!

Ashtu spontanisht me kujtoheshin per derisa e shikoja epizodin e pare, gjithe ato intriga, lajka e hile ne ate "lojen e froneve", lojen e flliqte ne mes miqeve dhe armiqeve! Kurioz jam per ta rishikuar edhe nje here, ndoshta, ama e di dhe jame pa fune falemenderues per faktin qe vetem Atij i Falem, Mbretit te te gjithe mbreteve, Allahut Fuqiplot Absolut!

2025 - DITA 84

Jeta eshte nje balanc ne mes:

1. Mbaje
2. Leshoje

...vec zor mos i jep!

3/24/2025

Ramazan '25 | DITA 24

A e keni pa!? "O, Ramé!!!" DIS-in e Luzim Bashes qe i bon Edi Rames, edhe ky i fundit kur ia kthen! E fort a!? Ose jo!? Sidoqof te dy palet i trondin njeri me tjetrin ndersa te dy bashke, me popullin!

O Rame, si i thu: "U zgju Luli!!!"!? Pirolla be burra! E çút keshtu njezet vjet, dil me shoket, ku i ke shoket, shtate here shtate, treqin e trembjedhjet! Perjetime te trishta, MESHIRE!!!

2025 - DITA 83

Kur te enderrojsh, enderro shume:

1. Masovikusht
2. Gjigant

...vetem zgjohu!

3/23/2025

Ramazan '25 | DITA 23

E diell, Ramazan, dite me shi, ne shtepi, ne puntori! Nje dite qe duhej kaluar me angazhime extra vetem dhe vetem per mos me u dembelit, apo sorollat divaneve, gjithesesi nje dite e mire per oganizim dhe rioganizim te veglave te punes.

Nje dite ku duhet vendosur dhe planifikuar prioritetet e projekteve qe jane ne vijim po edhe dicka e re qe duhet ndodhur! InshaAllah me shendet te mire dhe vullnet te forte, guxim dhe dije, ymber dhe rahmet, e mirepresin pranveren dhe mundesit e reje! Bismillah!

2025 - DITA 82

Ndonjehere rrugedalja eshte:

1. Ku nuk e pret
2. Ku mendon se s'osht

...denihere s'osht kerkund!


3/22/2025

Ramazan '25 | DITA 22

E shtune, me vransira, ngrohet, agjerueshem, dita e njezet e dyte e ramazanit te sivjetcem! Veturen ne servis, une ne xhami, dreka, hoxha lexon Kuran, xhemati degjon! InshaAllah te dy palen fitojn sevape nga leximi i Kuranit Fisnik!

E dengjova nje dite, ne nje video online, njeri  deklaronte: "Kurani eshte i vetmi liber i cili lexohet ne nje gjuhe ne te cilen, ai qe e degjon, edhe nese nuk e kupton, ai prap ndikohet"! ... mrekulli e llojit unik!

2025 - DITA 81

Oni se i merrni disa gjera personale, edhe nese reagoni ashper, ashtu e shpetoni veten nga:

1. Njerezit toksik
2. Miq te rrejshem
3. Hipokrit te hapur

...oni se i çoni anena!

3/21/2025

Ramazan '25 | DITA 21

E xhuma, n'Xhami, hoxha difton deres! Keshillen e ká, te kemi kundes mos na kaploj dembelizmi ne dhjet ditet e fundit te ramazanit! Perndryshe mos harroj, jasht eshte dite me diell, ngrohet goxha, bukur.

Te kthehemi te keshilla, "mos behemi dembel ne keto dhjete dite qe ngelen te ramazant"! InshaAllah nuk na ndodhen, InshaAllah i shtojme ibadetet, lutjet e drejta, lutjet per hajr, jo vec per veten, por per gjithe popullin tone, ... te gjithe umetin. Amin 

2025 - DITA 80

Cdo problem vejne me zgjedhjen e vete:

1. Duhet pak kohe per ta gjetur.

...duro pak!

3/20/2025

Ramazan '25 | DITA 20

E enjte, me diell, nen hije ftohet, Ramazan, duke mendu gjithe diten per iftar! Shaka, nuk kom mendu gjith diten per iftar por vetem mendja me ka shku, jo po keshtu, jo po ashtu, sonte!?

Bereqet Ramazani, furnizim, ideja plot edhe mundesi! Elhamdulillah! InshaAllah sabri shtohet edhe na zvogelohen ato apetitet agresive ku gjerat i hám me sy e me pastaj nuk e ndalim gojen! Allahu im bene qe te jemi te till qe nuk do ta teprojm. Amin.

2025 - DITA 79

A ta kujton at shokun qe i kerkon ndihme e qe thot:

1. "Du, ama s'muj!!!"

... eh, ka sy ky plot sot!

3/19/2025

Ramazan '25 | DITA 19

E merkur, me diell, pas iftari me tendenca vransirash edhe me elemente ftohje jasht, mbrenda ngrohet! Mirenjjohes pafund per furnizimin, per mundesit edhe rahmetin hyjnore.

Mundesi per perjetime te reja, per falmenderime! Per deshir qe ta bejm mir, sepse vetem deshira na ka mbet, ndersa perdite skepticizmi na rritet, sepse edhe korupcioni shoqerore rritet! Viktima per dite ne kete vend, Allahu im na ruaj!

2025 - DITA 78

Eshte interesant emocioni qe krijohet ne prezencen e nje gjallese tjeter:

1. Energji
2. Pozitivitet
3. Realitet

... naivitet i deshiruar!

3/18/2025

Ramazan '25 | DITA 18

Ftohet, shkoj dielli i ngrohet per disa dite, ramazan, e marte! Dite e shenuar gjithashtu me perplot komente, Pi aR kampanja, pergjigje edhe replika mes rivalve politike, me kafene te mbylluar pse ramazan po edhe disa te hapura per ata pa ramazan!

Por asgje nuk eshte e pa kalueshme, dite te mira vine, "pas cdo dimri vjen pranvera" ... thuan! Besoj qe ky i ftohet si sot do te jete i fundit per kete vite, me shpres qe bereqeti kur te filloj edhe lulezoj te kultivoj fruta te shendosha edhe te shishme, InshaAllah!

2025 - DITA 77

Ne vend qe me i fajsu tjeret:

1. Duhet me e permirsu veten

... me u ngrit! ... laaaarte!

3/17/2025

Ramazan '25 | DITA 17

Ramazan, e hene, pak vrenet, Tetove! Lajme zije, ironije edhe shume qasje dilinxjije! Pas leksionit me studentet edhe puneve tjera aty pari, pashangeshem informacion ditor qe qakullon ne vend tone shkakron shume ironi! Politizim, intriga edhe shume tragjedi!

Ilaçi, ne Xhami, Iqindi, Namaz edhe lexim Kurani, tespi Allahut, dhiker me shpres per rahmet edhe prosperitet! Large kesaj shume pak ka dobi, perkundrazi, zhgenjimi eshte i garantuar edhe trushtimi i vazhduar ne nje shoqeri te koruptuar. Allahu im meshirohu ndaj nesh!

2025 - DITA 76

Edukoni mire femijet dhe nuk do te kete nevoj as ti:

1. Qortoni
2. Kritikoni
3. Vajtoni

...edukoni!

3/16/2025

Ramazan '25 | DITA 16

Sot nje dite me diell, e diell, me ere, Ramazan! Sot po ashtu nje dite qe por sa u zgjuam u njoftuam per nje tragjedi e ndodhur ne mengjesin e hershem ne Koçani, ku zjari kishte kapluar nje diskotek me shume te rinje dhe te reja, ku per pasoj kane ngelur te vdekur 59 te rinje dhe te lenduar mbi 100!

Tragjedi, ska si pershkruhet me fjale ndryshe, edhe pse shumica ne shenje solidariteti u ngushlluan me familjaret nepermjet rrjeteve sociale, pat plot edhe nga ata qe komentuan, konstatuan, por besoj te gjithe trishtuan! Ketu do te vecoja nje koment qe pershkruan me se miri tragjefine: "Vite te tëra heshtjeje perfundojne me 1 minute heshtje!" Nenkuptohet qarte qe edukimi i femijeve, rruajtja e rinise duhet te jete priorite, qe ajo mos na perfundoj si viktime e profiterave qe per rinine me se paku kujdesen!

2025 - DITA 75

Femijet tane jane:

1. Amanet
2. Pasuria jone
3. Sprova jone
4. Pasqura jone

...ti edukojme, ti trajtojme mire 

3/15/2025

Ramazan '25 | DITA 15

E shtune, dite me pak vransira edhe me pak si shume ere! Me shkon medja, kjo eshte koha kur ndodhin disa mrekulli ne natyre, ajo zgjohet, geshetohen farat, kryqezohen llojet, rifillon cikli i rigjenerimit te botes se flores edhe faunes. Kete e realizon era!?

Mrekulli, ashtu sic eshte mrekulli efekti i agjerimit! Mrekulli eshte vet meshira e Allahut qe i mundeson njeriut te perjetoj ndryshime, te shijoj aroma te jetoj jeten! Ja Allah!!!

2025 - DITA 74

Kur do te pushoj se rrahuri zemra jone, atehere te gjithe do te na:

1. Duan
2. Lavdrojn
3. Do tregojne se na kane njohur!

... kot, vone eshte!

3/14/2025

Ramazan '25 | DITA 14

E Xhuma, dite e kthjellte me diell, me ere, pran veres! Ne xhuma, nasihat, keshilla! Njera prej keshillave qe tentoj ta jep hoxha ishte intepretimi i nje ajeti ne suren Teube, ku me fjalet e tij tha, parafrazoj hoxhen: "...a mendoni se jane me pak te vlefshme se ata qe vdesim ne rrugen e Allahut ata qe kerojn dituri"!? (keshtu e kuptova). Tani do shkoj ta gjej ajetin edhe do tentoj (ne kohe reale) ta kuptoj drej permbajtjen nga vet perkthimi i Kuran-it!

Ajetin qe e gjeta eshte ajeti 122 i sures 9 - Teube ne perkthimin e Hasan Nahi, i cili thot: "Nuk është mirë që besimtarët të shkojnë në luftë të gjithë njëherësh, por prej çdo bashkësie, një grup të mbetet mbrapa, që të thellohet në mësimin e fesë dhe kështu të këshillojë popullin e vet, mbasi të kthehet nga lufta, që t’i frikësohet Allahut." ...permbajtja eshte e qarte!

2025 - DITA 73

Vetem ti nisja, ka kush e pastron rrugen prej:

1. Atyre qe nuk te duan
2. Prej atyre qe te duan rrejshem

...ama, Larte mbeshtetu!

3/13/2025

Ramazan '25 | DITA 13

E enjte, dite me ere, pune, obligime, ramazan! Muhabet, perjetime, harxhime! E gjitha deri sa te arrim deri te iftari! Pastaj, sikur asgje, kafe muhabet, ankesa per izjet dhe lavde per lezet!

Vec me na pa qysh jemi kur jemi vet! Allahu e din cfa turlijesh bejm, sa llafe i mbarojm, sa çuditshem veprojm, cfar kurthesh thuren! Ama InshaAllah nuk devijojm, InshaAllah!

2025 - DITA 72

Dajma kane thene, atyre qe gabojne ndaj teje hakut nuk e lene pa u ardhe:

1. Karma

... karma is!

3/12/2025

Ramazan '25 | DITA 12

Perjetimet e mira, zaten gjithe jane perjetime te mira ne kete Ramazan, vazhdojme! Sot dite me vranesira, e merkur, ama shume bukur. Kur i gjithe dedikimi dhe perkushtimi eshte aty rreth obligimeve familjare dhe ibedeteve hyjnore behet edhe me e bukur!

Siç e thuan ate fjalen: "me i rendesishem eshte rrugetimi se sa destinacioni", me kete qasje realisht edhe ne kete Ramazan, gjithcka qe perjetojm eshte i rendesise te vecante, speciale! Elhamdulillah!


2025 - DITA 71


Gjerat per ti kutuar plotesisht dhe drejt, duhet te :

1. Shikohen nga 360 shkall!

...rreth e rrotull!

3/11/2025

Ramazan '25 | DITA 11

Sot dite me shi, pak a! Se deri dje e shkrujsha vetem 'dite me diell'! Hala Ramazan, dite e mire, perveç obligimeve, nje dite e mire per me qendru brenda edhe me eduku veten me ndonje dokumentar!

Interesant, ne çdo veprim qe e bene njeriu mund te gjej nje arsyje per te qene falemenderues per miresit edhe per mundesit! Sigurisht jo edhe aq naiv qe te mendoj se i ka kry krejt punet edhe i ka ngelur vetem te rrine! 

2025 - DITA 70


Disa kufizime jane veteme ne:

1. Mendjen tone

...jemi me te madhenje se sa shume probleme te vogla qe kemi!

3/10/2025

Ramazan '25 | DITA 10

Hala dite me diell kemi, dita e 10 e Ramazanit, u k'naçem! Pune , nijet, kismet, mundesi edhe telashe plot! Ama, "mir ó puna, mirë!!!", tha mixha kur sun e kuptonte qe gazetarja e pyeten se "çka mendon per fusnoten"!?

Neve e kuptojm, edhe fusnoten edhe fushaten! Edhe per ate kemi mendime, prap, sidoqoft "mir ó puna, mirë!!!"! Mire se, ramazani ka bereqete plot edhe meshire pa kufi, shejtanat jane lidhe, edhe pse neve e kemi zgidhe me ka krejt, ...sa te shkoj, elhamdulillah!

2025 - DITA 69

Suksesi nuk mund te jete vetem talent ose fate, suksesi vjen si reziltati edhe i:

1. Punes te vazhdueshme
2. Shume neteve pa gjume

...po edhe zhgenjimit nga shume njerez!?

3/09/2025

Ramazan '25 | DITA 09

Edhe nje dite me diell, e diell, ramazan! Mundesi per pushim por edhe per te bere pune qe nje vjet i kemi lene me arsyen qe ndje dite do ti rregullojme, pse jo!? Sot ishte ajo dite. Dita e sisetemimit te gjesendeve qe njeri i lene verdall shtepis me vite!

Kjo pastaj ishte nje dite e refkletimit se, mundet me e çú jeten, edhe verdall edhe te ujdisme! Tani, eshte çeshtje shije dhe preference, se, a me mire verdal a me mire e ujdisme! Ama, sidoqoft, pafund gezon fakti qe pranvera kadal por sigurt po afron!

2025 - DITA 68

Per suksese duhet te:

1. Eliminohet frika
2. Kultivohet shpresa

... patjeter!

3/08/2025

Ramazan '25 | DITA 08

Dite e shtune, me diell, n'Mavrove, shetitje, sot ditelindje, 50 vjet! "Sha me folen be"!? Nje jete e tere! Mendime, kujtime, vendime, qortime, shume gabime, perplot gezime e ca hidherime! Elhamdulillah!

Elhamdulillah pa kufi! 
Nuk ka se si mos reflektoj njeriu i arsyeshem! Jeta i falet si amenet me plote mundesi edhe ca detyra! Nese i ploteson ato pak detyra, jeta i ka shume kuptim! Allahu im! Ty te mbeshtetem!

2025 - DITA 67

Here here, praktika e verteton se njerezit perfundojne te behen bash si ata qe i:

1. Perqeshin
2. Shajne
3. Ofendojn

...bile me zi! ...rujna Zot!

3/07/2025

Ramazan '25 | DITA 07

Dita e Xhuma, me diell, ngrohet jasht, rreth Vardarit, "vitamin D" thuan shumica, edhe pse po aq as qe e dine çish bon vitamini D! Ndasht ama, me rendesi shetitje po edhe "jone negative"!? Pa çka qe edhe keto nuk i marrim vesh çish jane as çka bejne!

E Xhuma, qe i bije nasihat plot, debat, kritika edhe keshilla, agjerueshem qe i bije musliman! Ama prap shumica me qendrime te luhateshme, pesimista here dikush edhe frigavec, ...taksirat!

2025 - DITA 66

Ata, udheheqesit, prap ne fund rrine bashke, hane bashke, pine bashke, ama ty, juve, neve na lene te:

1. Vritemi
2. Pritemi
3. Lendohemi
4. Hidherohemi

...kujdes k' ndiqni!

3/06/2025

Ramazan '25 | DITA 06

Edhe sot dite me diell, ne Verbgjan, bukur, qete, rahati, rahati shpirterore! Me cka mund ta meriton rahatine shpirterore njeriu i sodti!?

Nje pyetjen sa retorike aq praktike! Ama ka pergjigje!? Nese njeriu e kerkon Zotin, tek ai kerkon strehim, ate e adhuron dhe vetem Ati i perkulet, Allahu ate e shperblen me nje grua te mire! Mazallah, nuk te qellon gruja, tullusum punet! Edhe pse edhe gruja e mire nuk ta len noksan denihere.

2025 - DITA 317

Asgje thuajse nuk zgjaten perjetesisht ne kete bote, ketu çdo gje ka fund: 1. E Mira 2. Edhe e keqja 3. Gezimi 4. Ka fund edhe d...